Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ujkani transferohet te Cremonese

Samir Ujkani nis zyrtarisht një eksperiencë të re në Itali.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës ka nënshkruar për skuadrën e Cremoneses që ka blerë kartonin e tij nga Genoa. Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare nga klubi lombard nëpërmjet një komunikate, transmeton Supersport.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ujkani, portieri i lindur në Vushtrri në vitin 1988 u ble nga Genoa. Pasi mbërriti në Itali nga Anderlecht debutoi në Serie A me Palermon dhe ka milituar në kategorinë e më të mirëve për 5 sezone duke veshur edhe fanellën e Novaras, Chievo Veronas dhe Genos. Sezonin e shkuar mbrojti katërkëndëshin e Pisas në Serie B”, shkruan klubi lombard në komunikatën zyrtare.

Në këtë mënyrë, Ujkani do të vazhdojë të aktivizohet në Serie B, pasi Cremonese e siguroi të drejtën e ngjitjes në divizionin e dytë të futbllit italian gjatë sezonit të fundit.

Image