Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubeve u ofrohen informacione me pagesë për penalltitë

Nëse Cristiano Ronaldo merr përsipër penalltinë dhe vendos ta gjuajë në mes të portës, ka vetëm 58 për qind të gjasave për të realizuar gol. Në rast se tenton të gjuajë në anën e majtë të portës, atëherë gjasat rriten në 85 për qind, kurse në anën e djathtë gjasat janë 89 për qind për të shënuar gol, shkruan sot Koha Ditore.

Një prej klisheve më të vjetra në botën e futbollit ka të bëjë me penalltitë, të cilat konsiderohen si lotari. Megjithatë, për shumicën e njerëzve, gjuajtja e penalltive është shkencë më vete, pasi dëshmohet nga një numër i madh i studimeve dhe librave mbi këtë temë të shtjelluar nga shkencëtarë e psikologë të ndryshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një prej studimeve të fundit është ai i një grupi studiuesish portugezë, të cilët kanë studiuar mijëra penallti, përfshirë edhe ato që i ka gjuajtur Ronaldo dhe kanë ndërtuar një bazë të dhënash që përshkruan sjelljet individuale të lojtarëve që marrin përsipër gjuajtjet nga pika e bardhë.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.