Përfaqësuesja U-20 e Kosovës në basketboll e ka nisur me humbje të thellë pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të basketbollit, në kuadër të Divizionit B. Në ndeshjen e parë të zhvilluar të premten në Oradea të Rumanisë, Kosova është mposhtur nga Përfaqësuesja e Kroacisë me rezultatin e thellë, 100:42. Kjo ndeshje i ka takuar Grupit D të këtij divizioni, pjesë e të cilit janë edhe Irlanda, Moldavia, Hungaria e Portugalia, shkruan sot Koha Ditore.
Në Divizionin B nuk luftohet për titull të Evropës, por për ngritje në Divizionin A. Vetëm skuadrat e Divizionit A luftojnë për titull.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBasketbollistët kroatë ishin superiorë gjatë tërë takimit, duke dominuar plotësisht. Madje në çerekun e katërt në parket "ka luajtur" vetëm një ekip – Kroacia, që këtë dhjetëminutësh nuk e lejoi Kosovën të shënojë asnjë pikë, kurse vetë realizoi 30. Ekipi i Kosovës më së shumti pikë regjistroi në çerekun e tretë - 21, kurse në të parin realizoi 16. Në dhjetëminutëshin e dytë, Kosova u limitua në pesë pikë.
(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.