Sport

Cengiz arrin në Itali për të kompletuar transferimin te Roma

Përfaqësuesi i Turqisë, Cengiz Under ka arritur në Itali për të kompletuar transferimin e tij te Roma.

Roma ka publikuar foto të tij në aeroportin Fiumicino, kurse konfirmon se të shtunën ai do të kryejë testet mjekësore, transmeton Koha.net.

Për shërbimet e 20 vjeçarit Roma do t’i paguajë Basaksehirit 15 milionë euro, plus 20 për qind të shumës që do të përfitonte në të ardhmen nga shitja e tij.

“Jam i lumtur, një aventurë e re fillon për mua. Forca Roma”, ka thënë ai.