Përfaqësuesja e Kosovës, tash e disa ditë ka filluar përgatitjet për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Kina 2019”.
Në kampin që është mbajtur në Gjakovë, pas Gazmend Sinanit, është lënduar edhe fundori Jaren Sina, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi është konfirmuar nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu.
Sina është larguar nga Kosova, ku ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet të filloj tretmanin.
Sina pritet të mungojë në ndeshjet miqësore të cilat do t’i zhvillojë Përfaqësuesja e Kosovës, përderisa nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjet parakualifikuese të Kampionatit Botëror “Kina 2019”.