Accra, 14 korrik (FIFA.com) - Në të gjithë botën, ekipet e futbollit të meshkujve stërviten nga trajnerët e të njëjtës gjini, ndonëse ata janë edhe në krye të shumicës së ekipeve të femrave. Edhe futbolli i Ganës nuk bën përjashtim prej shteteve të tjera të botës, por ekziston një trajnere që po e sfidon këtë trend. Ajo tashmë ka filluar të lë përshtypje të mirë, pasi ekipi i saj i meshkujve ka regjistruar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara në fillim të kampionatit të futbollit në Ganë, shkruan sot Koha Ditore.
Kur divizioni i dytë nisi në Ganë para disa ditëve, Mavis Appiah po qëndronte në këmbë pranë bankës së rezervistëve dhe po i udhëzonte futbollistët e DC United që t'i përmbahen planit të saj të lojës. Appiah po vepronte ashtu siç veprojnë trajnerët në mbarë botën kur drejtojnë ekipet e tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo26-vjeçarja fillimisht iu bashkua DC United si ndihmëstrajnere vitin e shkuar, kurse në fillim të këtij viti i është besuar detyra e kryetrajneres nga zyrtarët e klubit nga Sunyani në rajonin Brong Ahafo. Pavarësisht se ka studiuar stërvitjet e futbollit në kuadër të Edukimit Fizik ku ka diplomuar, Appiah posedon edhe licencën C të trajnerit në kuadër të Konfederatës së Futbollit të Afrikës (CAF). Appiah pranon se me gjithë shkollimin dhe licencimin që ka, ajo e ka pasur vështirë të sigurojë vendin e punës.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.