Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stuttgarti, “vaj për motorin” e futbollit gjerman

Baden-Wuerttemberg, 14 korrik (Bundesliga.com) - E vërteta e qytetit të njohur për prodhimin e makinave luksoze Porsche, Mercedes-Benz dhe Dailmer, është se vazhdimisht nxjerr futbollistë të klasit botëror. Këtë e bën përmes skuadrës që mban emrin e qytetit, Stuttgart, shkruan sot Koha Ditore.

Hiç më pak se shtatë futbollistë të Përfaqësueses së Gjermanisë, që triumfoi në fillim të këtij muaji në Kupën e Konfederatave, kanë bërë hapat e parë në futbollin profesionist me fanellën e Stuttgartit, përfshirë këtu të rinjtë si Timo Werner e Joshua Kimmich e deri tek më të vjetrit si Mario Gomez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Motoja e klubit "Furchtlos und treu" (I patrembur dhe besnik) për herë të parë është përdorur para 200 vjetësh nga Shtëpia Mbretërore e Wuerttembergut dhe kësaj vazhdon t'i përmbahet Stuttgarti.

Besnikëria dhe besimi nuk janë fryt i domosdoshëm ekonomik, por një angazhim që nisi me Gustav Schumm, president i klubit për vetëm një vit, më 1912. Por 12 muajt e tij si udhëheqës kishin ndikim të thellë në fytyrën e futbollit të Stuttgartit dhe të Gjermanisë.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.