Besart Ibraimi ka shkëlqyer në fitoren e sotme të Shkëndijes në Ligën e Evropës ndaj HJK Helsinkit.
Ishte pikërisht ai që me tre gola i siguroi fitoren skuadrës tetovare në ndeshjen e parë të fazës së dytë në Ligën e Evropës, raporton Koha.net. Ndeshja përfundoi me rezultat 3 me 1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMysafirët e nisën më mirë këtë përballje duke kaluar të parët në epërsi në minutën e 35 përmes Jallowit.
Në vazhdim të ndeshjes Shkëndija përmbysi rezultatin përmes Besart Ibraimit, i cili shënoi tre herë në minutat 45, 59 e 63. Golin e parë dhe të tretë ai i shënoi nga penaltia.
Ndeshja e kthimit zhvillohet pas një jave në Finlandë.