Ajaxi ka bërë të ditur se mesfushori Abedlhak Nouri ka pësuar “dëmtime serioze dhe permanente të trurit”, pasi u rrëzua përtokë gjatë një ndeshje para pesë ditësh.
20-vjeçari pësoi sulm në zemër në miqësoren që ekipi holandez po e zhvillonte ndaj Werder Bremenit të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNouri ka pësuar probleme tjera derisa ishte në koma.
Testet e para mjekësore nuk kanë gjetur asnjë anomali në tru, derisa zemra po i funksiononte normalisht.
Por sot Ajaxi ka konfirmuar se Nouri ka dalë nga koma, por është bërë e ditur se ai ka pësuar dëme të mëdha në tru.