Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Turqia dorëzon kandidaturën për organizimin e EURO 2024

Nyon, 2 mars - Federata e Futbollit e Republikës së Turqisë (TFF), ka aplikuar zyrtarisht për kandidaturën e organizimit të Kampionatit Europian të Futbollit 2024 (EURO 2024).

Kryetari i TFF-së, Yildirim Demiroren, dosjen zyrtare për aplikim për organizimin e EURO 2024 ia dorëzoi Sekretarit të Përgjithshëm të UEFA-s, Theodore Theodoridis, në qytetin Nyon të Zvicrës në selinë e UEFA-s.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Afati për paraqitjen e dosjeve të shteteve për organizimin e kampionatit përfundon nesër.

Ndërkohë, edhe Gjermania dorëzoi dosjen për organizimin e EURO 2024.