Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ish-lojtari i Parmas pranon vrasjen e nënës dhe motrës së tij

Ish-lojtari i Parmas, Solomon Nyantakyi ka pranuar vrasjen e nënës së tij, dhe motrës 11 vjeçare, përderisa ish-trajnerët e tij zbuluan se ai vuante nga depresioni.

Therjet shokuan qytetin e Parmas, përderisa vëllai më i vjetër Raymond Nyantakyi ishte rikthyer në shtëpi nga puna të martën në mbrëmje për të zbuluar skenën e krimit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai gjeti viktimat, Nfum Patience, 43 vjeç, dhe 11 vjeçaren Magdalene Nyantakyi që ishin therur për vdekje.

Futbollisti ishte ndalur nga policia në Milano mbrëmë, me ç’rast ka rrëfyer krimin.

21 vjeçari ishte një mesfushor premtues në akademinë e Parmas, deri në bankrotimin e klubit më 2015.

“Më kujtohet Solomoni, ai stërvitej me ne në Parma dhe e kam pasur në bankën rezervë më shumë se një herë në ndeshjet e Serie A”, është shprehur ish-trajneri i Parmas, Roberto Donadoni, tani trajner i Bolognas.

“Më kujtohet se ai ishte i qetë, madje i heshtur. Nëse vërtet ai e ka bërë këtë, nuk e di çka ka mundur t’i shkojë në mendje. Ai ishte mesfushor në akademinë e Parmas, por pas bankrotimit nuk e di se çfarë rruge ai mori”, është shprehur Donadoni, raporton Football-Italia.

Ai ishte transferuar më pas te ekipi i të rinjve të Tuttocuoio, dhe në sezonin e kaluar ai luajti në Serie D te Imolese.

“Nga sjellja e tij në ekipin e të rinjve të Parmas mund të them se kishte probleme, por ai kurrë nuk e kishte ngritur zërin, argumentuar me dikë apo ka reaguar ndaj dikujt”, është shprehur ish-trajneri i tij te të rinjtë e Parmas, Cristiano Lucarelli.

“Ai ishte shumë, shumë i sjellshëm. Ai është pikërisht njëri prej atyre djelmoshave që nuk mund të presësh një gjë të tillë. E di se ka vuajtur nga depresioni dhe u përpoqa ta merrja për të stërvitur me ekipin tim Cuoiopelli në Lega Pro, 200 km nga Parma. Ai qëndroi me ne për 15 ditë, pastaj iku. Ai erdh tek unë e më tha se po i mungonte familja, shokët, dhe shtëpia. Mendova se ishte vetëm nostalgjia. Me të vërtet jam i shokuar”, ka thënë Lucarelli.

Alessandro Lucarelli që është ende kapiten i Parmas, që së fundmi u rikthye në Serie B, ka thënë se kjo ngjarje është e pabesueshme.

“Edhe unë kam dëgjuar për depresionin e tij. Ai ishte shumë i qetë, mjaft i mbyllur, dhe nuk lidhej me ndonjë. Kjo është e pazakontë, pasi djemtë afrikan të moshës së tij priren të jenë shumë të çuditshëm. Kjo ngjarje është e pabesueshme”, është shprehur ai.