SPAL dhe Freiburg, janë këto dy skuadrat në “pole position” për të fituar shërbimet e mbrojtësit të kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti.
Pas një sezoni jo shumë pozitiv te Torino, mbrojtësi 23-vjeçar është vënë në qendër të vëmendjes së disa skuadrave por dy destinacionet më të mundshme të momentit janë debutuesit e SPAL në Serie A dhe gjermanët e Freiburgut që këtë sezon do të luajnë në Europa League, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKontrtata e Ajetit me Torinon skadon në vitin 2019 por mesa duket, lojtari shqiptar nuk është më në planet e Sinisa Mihajloviqit, i cili ka ndezur dritën jeshile për largimin e tij. Ajeti debutoi në Serie A dy sezone më parë me fanellën e Frosinones. Gjatë verës së shkuar ai u transferua te Torino me parametra zero.
Gjatë sezonit të fundit, Ajeti u aktivizua vetëm 4 ndeshje me fanellën “Granata” ku shënoi edhe 1 gol. Ajeti e ka fituar titullin në Zvicër plot 5 herë me fanellën e Baselit ku nisi karrierën si profesionist në vitin 2010.
Transferimi i mundshëm i tij në Gjermani te Freiburgu mund të hapë një kapitull të ri në karrierën e lojtarit shqiptar i cili kërkon më shumë hapësira gjatë sezonit të ri.