Dani Alves ia ktheu shpinën Manchester Cityt pasi u pajtua për kontratën 15 milionë eurosh të Paris Saint-Germainit.
Daily Mail raporton se Pep Guardiola është ndarë i pakënaqur me vendimin e mbrojtësit brazilian që të prishte marrëveshjen me Cityn për të pranuar ofertën e PSG-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAlves pritet të prezantohet të mërkurën [sot] si lojtar i PSG-së, pasi ka finalizuar kontratën, me të cilën do të përfitojë 260 mijë euro në javë. Klubi francez ka konfirmuar se do të mbajë një konferencë për media për prezantimin e tij.
City kishte plane që Alvesin ta përfshinte në turneun parasezonal në SHBA dhe pritej që të jetë pjesë e ekipit gjatë kësaj jave.
34-vjeçarit iu lejua të përfundojë pushimin, pasi Guardiola ishte i bindur se do të bëhej lojtar i Cityt. Klubi anglez nuk dinte për interesimin e PSG-së deri kah fundi i vikendit të kaluar kur u raportua për marrëveshjen e mundshme të Alvesit me parisienët.