Kampioni i peshave të lehta në UFC, Conor McGregor ka parashikuar një fund të shpejtë për kundërshtarin e tij Floyd Mayweather në duelin e tyre në boks.
Para 11 mijë fansave të mbledhur për konferencën e parë për media, McGregor ka thënë se brenda katër raundeve të para do ta nokautojë boksierin amerikan, i cili u rikthye nga pensionimi për duelin me britanikun problematik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Më 26 gusht, ky njeri do të jetë pa ndjenja, është shumë i vogël dhe i dobët”, ka thënë McGregor.
“Do të dal [në ring] dhe do të pikturoj shumë vepra. Mund të luftoj në stilin tim. Mund ta shpartalloj atë. Do të jetë pa ndjenja brenda katër raundeve. Nuk e ka përjetuar më parë këso gjërash. Nuk i frikësohem. Janë disa rregulla që e bëjnë këtë gjysmë duel. Po të ishte duel nuk do të zgjaste as një raund”, ka thënë veç të tjerash irlandezi.