Ajo çfarë ndodhi me stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, pas rinovimit në vitin 2014, ku u shkatërrua i tëri vetëm pas 12 muajve, nuk do të përsëritët më.
Federata e Futbollit e Kosovës zotohet se nuk do të lejojë një shkatërrim të dytë dhe tashmë e ka bërë zgjedhjen e përkohshme të sigurimit të stadiumit, duke e paguar një kompani të sigurimeve, e cila po e ruan stadiumin 24 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, FFK-ja e ka marrë përsipër sigurimin e stadiumit vetëm për muajin e parë, ndërkaq do të shikojë mundësinë që, së bashku me Ministrinë e Sportit, ta zgjidhë këtë çështje për një periudhë afatgjate.
Eroll Salihu, sekretar i FFK-së, ka treguar se edhe për klubin e Trepçës, do të jenë disa rregulla të reja, të cilat duhet të respektohen.
Në Ministrinë e Sportit thonë se do ta hartojnë një memorandum me Federatën e Futbollit të Kosovës që të punësojnë deri në pesë persona.
2.4 milionë euro janë investuar nga Ministria e Sportit së bashku me FFK-në për ta rinovuar stadiumin.
Aktualisht, stadiumi “Adem Jashari” në Mitrovicë i plotëson kriteret e UEFA-s për kategorinë e dytë, ku mund të luajnë vetëm klubet, por jo edhe Përfaqësuesja A e Kosovës.