Edmond Azemi ditë më parë ka bërë të ditur tërheqjen nga përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.
Kapiteni prishtinas, i cili ishte i grumbulluar nga Përfaqësuesja e Kosovës, për ndeshjet parakualifikuese për eliminatoret e Kampionatit Botëror "Kina 2019", në një intervistë për Sportin në KTV, tregon vështirësitë që kishte për t'u larguar nga Kombëtarja e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas largimit të Edos nga Kosova, shiriti i kapitenit i është besuar Dardan Berishës.
36-vjeçari, edhe pse është larguar nga Kosova, thotë se gjithmonë është i gatshëm t’i ndihmojë këta të fundit me përvojën e tij.
Azemi ishte pjesë e Kosovës në debutimin në arenën ndërkombëtare në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Azemi ndeshjen e fundit me fanellën e Kosovës e zhvilloi në palestrën "Minatori" në Mitrovicë ndaj Bullgarisë në humbjen 67:62.