Ish-trajneri i kombëtares shqiptare në futboll, Gianni De Biasi, e ka lënë të hapur mundësinë e një rikthimi në krye të “Kuqezinjëve”.
“Unë kam ardhur këtu pesë vite e gjysmë më parë dhe vendosa unë që ta mbyll këtë aventurë, sepse mendova që u mbyll rrugëtimi dhe dua ta lë duke ruajtur një kujtim shumë të bukur. Shpresa ime mbetet që kjo është tokë e jashtëzakonshme dhe në një të nesërme mund të na kryqëzojë sërish rrugët”, tha ai në një intervistë për Top Story.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoA nënkupton kjo një rikthim?
“Kurrë mos thuaj kurrë në jetë. Nuk kam bërë në karrierën time gjëra të këtij niveli në jetë. Edhe pse tek Modena më thonë të gjithë kthehu, megjithatë kam kohë që kam ikur dhe nuk u ktheva kurrë. Mua më lidh shumë ky vend dhe e quaj vendin tonë”, tha ai.