Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në takim drejtorin për sport në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ibër Alaj, me të cilin kanë diskutuar për implementimin e projekteve të përbashkëta.
Në takim u konfirmua shpallja e fazës së parë të punimeve në rindërtimin dhe renovimin e stadiumit të qytetit në vlerë prej 3.8 milionë euro, sikurse edhe projektet tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sipas projektit, është stadium i kategorisë 4, i cili përmbush kriteret e FIFA-s dhe UEFA-s. Faza e parë do të jetë 2.8 milionë euro, projekt ky i integruar në rregullimin e infrastrukturës së lumit “Mirusha”, i cili pritet të filloj shumë shpejt. Pastaj, është fillimi i palestrës së sporteve për komunitetin e Zhegrës, me kosto prej 1 milion euro, sikurse edhe rregullimi i membranës së kulmit të palestrës “Bashkim Selishta””, tha Haziri pas takimit.