Skuadra serbe, Cërvena Zvezda, ka marrë gjobë nga UEFA për shkak të brohoritjeve të tifozëve të saj kundër këtij institucioni të futbollit dhe kundër Kosovës në ndeshjen e kthimit të xhiros së parë kualifikuese të Ligës së Evropës kundër Florianas, që u zhvillua javën e shkuar në Beograd. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga mediumet serbe.
Për shkak të brohoritjeve "UEFA është mafi, Kosova është Serbi" nga tifogrupi serb "Delije", UEFA është përkujdesur që krahas gjobës, klubit t'ia mbyllë tërësisht edhe tribunën veriore për ndeshjen e xhiros së dytë eliminatore që e luan në shtëpi kundër Irtyshit të Kazakistanit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjoba që klubi serb e ka marrë për shkak të këtyre brohoritjeve është tetë mijë euro. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.