Humbja befasuese e ish-kampionit Manny Pacquiao nga Jeff Horn është rikonfirmuar nga gjyqtarë të WBO-së – të cilët kanë vendosur të njëjtin rezultat.
Pacquiao ishte rrahur keq nga 29-vjeçari Horn, i cili fitoi titullin e parë të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFilipinasi 38-vjeçar, kërkoi nga WBO-ja që të rishikonte ndeshjen, pasi sipas tij, gjyqtarët ia kishin bërë me hile.
WBO-ja ka kërkuar nga disa gjyqtarë që të analizonin ndeshjen dhe kanë gjetur se “Pacquiao fitoi pesë raundet e para, derisa Horni fitoi shtatë raunde”.
Pesë “gjyqtarët anonimë nga disa shtete të ndryshme” kanë shikuar ndeshjen pa zë, ka njoftuar WBO-ja.
WBO ka njoftuar se analizat janë bërë për hir të transparencës pasi nuk ka fuqi për ta kthyer vendimin origjinal të gjyqtarëve.
“Mund të revokohet [fitorja] kur ka mashtrim apo thyerje të rregulloreve, raste të cilat nuk kanë ndodhur në këtë meç”, ka thënë zëdhënësi i WBO-së.