Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

UEFA zhgënjehet pas vizitës bërë Mitrovicës e Prishtinës

Inspektori për infrastrukturë i Konfederatës Evropiane të Futbollit (UEFA), Tyrge Borno, të mërkurën ishte me kohë para stadiumit olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë. Po priste zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit (MKRS) dhe të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Takimi ishte lënë për orën 10:00. Ai, që erdhi nga Norvegjia, "ishte vizatuar" para orës 10:00, ndërkohë që zyrtarët kosovarë u paraqitën para stadiumit pak minuta pas orës 10:00, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qëllimi i këtij takimi ishte që të inspektohet stadiumi buzë lumit Ibër, për të cilin ditë më parë UEFA dha lejen se mund të zhvillohen ndeshjet ndërkombëtare për klube, natyrisht nëse intervenohet në të.

Pamja e stadiumit "Adem Jashari", si nga brenda ashtu edhe nga jashtë, për Bornon ishte e njëjtë si e dhjetë muajve më parë, kur inspektoi dhe dha rekomandime se çfarë pune duhet bërë aty për të plotësuar kriteret minimale të UEFA-s.

Borno nuk pa se kishte ndryshuar diçka për të mirë. Këtë e cilësoi si jokorrekte nga pala kosovare që nuk është punuar asgjë nga ajo që i kishte rekomanduar.

"E kam bërë listën për korrigjimet që duhen bërë kur kam qenë në prill dhe deri më tash asgjë nuk është bërë, kjo nuk është aspak korrekte. Ju e keni listën dhe nuk keni vepruar asgjë, nuk po më duket në rregull, pasi krahas listës kanë qenë edhe kërkesat", ka thënë Borno.

Me Bornon ishin edhe dy inspektorët e deleguar nga UEFA, Nicolaus Marshall dhe Thomas Grunther, të cilët të martën ishin për inspektim në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Të tre zyrtarët e UEFA-s, pas vizitës në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë, ishin edhe në stadiumin e Prishtinës. Edhe me të Prishtinës nuk u ndanë të kënaqur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.