Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistët e Trepçës bojkotojnë stërvitjet, shkaku i problemeve financiare

Basketbollistët e Trepçës, kanë filluar bojkotin dhe nuk do të dalin në stërvitjet e skuadrës së tyre.

Arsyeja e bojkotit ka të bëjë me problemet e shumta financiare që i kanë përcjellë mitrovicasit në vitet e fundit, e sidomos në 7 muajt e këtij sezoni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi është bërë i ditur nga basketbollistët vendor të Trepçës, të cilët me anë të një njoftimi, kanë sqaruar e gjithë atë çfarë iu ka ndodhur gjatë kësaj periudhe.

Sipas njoftimit, në 7 muajt e këtij sezoni, nuk i kanë marr as tri paga të plota nga klubi, ani pse kanë pasur premtime të mëdha, raporton KTV.

Pritjes së gjatë i ka ardhur fundit dhe deri në rregullimin e situatës, ata janë të vendosur që të mos dalin në stërvitje.

Ndër të tjera në njoftim thuhet se pas rregullimit të palestrës së re dhe të pjesëmarrjes në Ligën Ballkanike, kanë pasur shpresë që gjërat do të rregullohen, por në fund iu ka dalë e kundërta.

Ndryshe, Trepça për herë të parë mori pjesë në Ligën Ballkanike ku nuk arriti të kalojë fazën e grupeve.

Mitrovicasit u mënjanuan edhe në Kupën e Kosovës dhe tani janë në garë vetëm në kampionat, ku aktualisht renditen në vendin e tretë.


Basketbollistët e Trepçës bojkotojnë stërvitjet... by kohanet