Kur kampionia e “Roland Garros” udhëton nëpër botë, ajo bartë me vete pasaportën me emrin Jelena Ostapenko. Me të njëjtin emër edhe është e regjistruar në ranglistën botërore të WTA-së.
“J. Ostapenko” ishte gdhendur në trofeun e marrë pas fitores në finalen e muajit të shkuar të “Roland Garros”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Mirëpo, gjatë meçit të saj në çerekfinalen e Parisit, një tifoz i Letonisë u përpoq që të fillonte brohoritjet “Al-Yo-Na”, që hasi në hutinë e turmës së pranishme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOstapenko 20-vjeçare, bëri emër kur triumfoi në Grand Slamin e Parisit. Megjithatë, ndodhi që ky emër të jetë tjetër prej atij që e përdorin të afërmit e saj në Letoni. “Unë e thërras Alyona”, thotë tenisti nga Letonia, Ernests Gulbis.
“Me sa e di unë dhe kam njohuri, të gjithë në Letoni e thërrasin Alona”. Identiteti i dyfishtë i Ostapenkos mund të shkaktojë konfuzitet të madh si në shtëpinë e saj në Letoni, ashtu edhe jashtë kufijve të Letonisë.
“Pothuajse askush në WTA nuk e di që unë jam Alyona, gjë që të gjithë e dinë në Letoni”, shprehet Ostapenko, e cila është kualifikuar për herë të parë në karrierë në raundin e katërt të “Wimbledonit” dhe do të përballet me Elina Svitolinan, të hënën (sot)... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.