Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Brazilit ende i dhemb poshtërimi nga Gjermania

8 korrik 2014 është një datë e pashlyeshme dhe shumë e dhimbshme në kujtimet e tifozëve brazilianë të futbollit.

Ishte dita kur bota e tyre u rrënua, dita kur heronjtë e tyre u poshtëruan në tokën e tyre, derisa ishin në prag të kualifikimit në finale të Kampionatit Botëror që do të luhej në stadiumin e tyre më të dashur “Maracana”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tre vjet më vonë, kujtimet e asaj disfate rekorde 7:1 nga Përfaqësuesja e Gjermanisë, janë ende të gjalla për qendërmbrojtësin e Brazilit, Dante, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Ato 90 minuta në Belo Horizonte e ndjekin 33vjeçarin më shumë se çdo bashkëlojtar tjetër të tij në atë ndeshje.

Kjo për shkak se ishte ndeshja e vetme që Dante e luajti në Kampionatin Botëror “Brazili 2014”. “Ishte një humbje shumë, shumë e dhimbshme. Dhe po, ka qenë e vështirë të tejkalohet. Por, unë ende e kam në kujtime dhe nuk po mund ta tejkaloj”, thotë Dante, i cili në atë ndeshje zëvendësoi kapitenin Thiago Silva që ishte i suspenduar.

“Disa njerëz u përpoqën të na shtypnin pas kësaj loje. Por, kështu është bota e futbollit, pasi gjithnjë duhet të marrësh veten dhe të vazhdosh të punosh”... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.