Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kosova kërkon kualifikimin pa ndihmën e të huajve

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sipas të gjitha gjasave, në parakualifikimet për Kampionatin Botëror “Kina 2019” që nisin muajin tjetër, do të paraqitet vetëm me lojtarë vendorë.

Këtë e ka paralajmëruar kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu, të dielën për gazetën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Belegu bëri të ditur se tashmë nuk ka kohë për ndonjë natyralizim tjetër, edhe pse para fillimit të përgatitjeve ishte paralajmëruar si mundësi angazhimi i ndonjë të huaji. Ndërsa, gjasat janë të vogla që të rikuperohet njëri prej dy të natyralizuarve: Scott Bamforth e Shawn Jones.

Ylli Justin Doellman nuk është ftuar fare për shkak të lëndimeve të shumta, që e përcollën edicionin e sapopërfunduar te skuadra e Barcelonës.

Doellman, Bamforth dhe Jones u natyralizuan vitin e shkuar dhe firmosën kontrata me FBK-në. Doellman firmosi për tre vjet, kurse Bamforth e Jones për pesë vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.