Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi informon Januzajn se më s’ka vend në skuadër

Adnan Januzaj raportohet se është informuar se përfundimisht nuk do të jetë pjesë e Manchester Unitedit për sezonin e ardhshëm.

Mesfushori shqiptar shkëlqeu në sezonin 2013-14 në Old Trafford, duke shënuar katër gola në 35 ndeshje nën udhëheqjen e David Moyesit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

22-vjeçari sezoneve të fundit ka pasur probleme me formë, duke kaluar në huazim te Dortmundi dhe më pas te Sunderlandi.

Tani trajneri Jose Mourinho e ka lënë atë jashtë turneut parasezonal, ndërsa “The Mirror” raporton se ai e ka informuar futbollistin se s’do të marrë fare numër në skuadër për sezonin e ri.

Real Sociedadi është ekipi që ka shprehur interesim për futbollistin, i cili pritet të kushtojë rreth 12 milionë funte.