Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Përleshje masive në derbin Vasco de Gama – Flamengo, vdes një tifoz

Një 27 vjeçar ka humbur jetën në përleshjen e tifozëve të Vasco de Gamas me policinë në derbin e Rio de Janeiros.

Globosporte raporton se fansi u vra pasi u godit në gjoks me një armë zjarri gjatë trazirave në humbjen e parë në shtëpi pas 44 vjetësh nga rivali i përbetuar Flamengo, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy tjerë janë plagosur në këmbë, por janë liruar nga spitali, përderisa katër fansa të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta.

Fansi i Vasco de Gamas ishte dërguar menjëherë në spitalin lokal, por u shpall i vdekur pas mbërritjes në spital.

Vendasit pësuan 0-1 nga rivalët më të mëdhenj, që shkaktoi zemërim te fansat nikoqir, të cilët hodhën gjësende të forta në drejtim të fansave të Flamengos, të cilët u detyruan të dalin shpejtë nga stadiumi. Më pas policia intervenoi, duke përdorur gaz lotsjellës për të rikthyer rendin.

Pjesë e kësaj ndeshje ishte edhe transferimi i Real Madridit, 16 vjeçari Vinicuis Jnr., i cili është transferuar të gjiganti spanjoll nga Flamengo për 38 milionë funte. Dhe shihet duke i mbuluar sytë për të shmangur efektin e gazit lotsjellës.

{gallery}

Megjithatë, situata doli krejtësisht jashtë kontrollit, duke përfunduar me lëndime të rënda, e vdekjeprurëse për një tifoz.