Sa herë që do të flitet për debutimin e klubeve kosovare në garat evropiane, pashmangshëm do të përmendet edhe emri i Fiton Hajdarit.
Hajdari me golin që shënoi më 27 qershor në kualifikimet e para për një klub kosovar në Ligën e Kampionëve, ka hyrë në historinë e futbollit kosovar, shkruan sot Koha Ditore. Është goli i parë që shënohet nga një futbollist për një skuadër nga Kosova pas izolimit prej afro tre dekadave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrepça '89 e humbi ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për "Champions" ndaj Vikingurit 2:1, por goli i 25-vjeçarit do të mbetet pjesë e historisë. Madje, u vlerësua si një eurogol.
Sulmuesi i krahut gjendej në anën e majtë kur i shkoi topi te këmbët. Gjuajtja e tij me mjeshtri nga rreth 18 metra përfundoi në portën e Vikingurit. Gëzimi i Hajdarit dhe i futbollistëve të tjerë të 89-shit ishte i madh...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.