Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mini-olimipiadë për personat me aftësi të veçanta

Në Vushtrri sot do të mbahen mini-olimpiadë për personat me aftësi të veçanta.

Mini-olimipiada organizohet nga Komiteti para Olimpik dhe OSBE-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas një njoftimi më shumë se 500 pjesëmarrës, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, anëtarët e familjeve të tyre, përfaqësues të institucioneve, organizata lokale dhe ndërkombëtare, si dhe vullnetarë nga e gjithë Kosova do të garojnë dhe do të tregojnë talentet e tyre në disiplina të ndryshme sportive.

Qëllimi është ngritja e vetëdijesimit publik për përfshirje dhe barazi, si dhe ndërtimi i besimit ndërmjet policisë dhe personave me aftësi të veçanta.

Ngjarja do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri.