Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kurs bazik për administratorë të sportit

Në organizim të Komitetit Olimpik të Kosovës sot ka filluar kursi bazik për administratorë të sportit për Federatën e Shenjëtarisë të Kosovës, i cili do të zgjasë dy ditë.

Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani tha se qëllimi i këtij kursi është që çdo organizatë dhe federatë sportive të punojë me plan strategjik.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Prandaj, Komiteti Olimpik i Kosovës vetë e ka përpiluar planin strategjik dhe tani dëshiron që çdo organizatë sportive dhe çdo federatë sportive të përpilojë, të mësohet si përpilohet një plan strategjik dhe ta zbatojë atë plan strategjik, pra të punojë në mënyrë strategjike”, tha Hasani.

Ai po ashtu tha se vizitat e zyrtarëve të Komiteti olimpik kanë synim që të shohin gjendjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, bashkëpunimin me federatat dhe planin strategjik.

Ndërsa, Pamela Vipond, zëvendës drejtore e programit të solidaritetit olimpik të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, tha se qëllimi i kësaj vizite është që të lehtësojnë punën e Komitetit Olimpik të Kosovës me anë të programeve të solidaritetit olimpik.

Në kursin bazik për administratorë të sportit për Federatën e Shenjëtarisë Sportive të Kosovës kanë marrë pjesë federatat e shenjëtarisë sportive të vendit, zyrtarë të federatës, trajnerë e sportistë.

Ky është kursi i nëntë, i cili po mbahet nën organizmin e Komitetit Olimpik të Kosovës