Sporting Lisbona ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Jeremy Mathieu në një kontratë dy vjeçare.
Mathieu tashmë ka filluar stërvitjet me klubin portugez, përderisa edhe Barcelona ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës me të, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrancezi kishte edhe 12 muaj kontratë me klubin katalunas, por ai nuk ishte në planet e trajnerit Ernesto Valverde për sezonin e ardhshëm.
“Sportingu ka arritur marrëveshje me lojtarin Jeremy Mathieu me kontratë valide për dy vitet e ardhshme, dhe me një klauzolë të ndërprerjes së saj prej 60 milionë euro”, thuhet në konfirmimin e klubit portugez.