Trajneri i njohur kosovar Afrim Tovërlani ka kritikuar ashpër qeverinë për mospunën e bërë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Edhe pse ky stadium së fundmi u pranua nga UEFA, sot inspektori i këtij institucioni Tyrge Borno ishte ndarë i pakënaqur duke kritikuar institucionet vendore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përkundër që i keni pasur të gjitha të shkruara se çfarë duhet punuar, asgjë nuk është punuar”, ka thënë Borno sot, raporton KTV.
Kreytrajneri i kampionit të Kosovës, Tovërlani ka ndarë të njëjtin mendim duke i quajtur të marrë anëtarët e qeverisë.
“Marre e marri e kësaj qeverie komplet me ministra, zv.ministra, drejtorë, hamama e lesha. Kjo punë është dashur me u harru qe një vit o të mjerë edhe me e pas mbaru të ri stadiumin”, ka shkruar ai në Facebook. “Turp për të gjithë ju prej ma të voglit deri te më i madhi në qeveri”.