Norrkopingu është ndarë shumë i kënaqur nga mikpritja që i është bërë në Kosovë, për ndeshjen e kthimit ndaj Prishtinës.
Klubi suedez ishte kundërshtari i parë i Prishtinës në garat evropiane, ndërsa shkoi tutje në Ligën e Evropës me rezultat të përgjithshëm 6-0, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, përtej futbollit është mikpritja që i është bërë në Kosovë që i ka pëlqyer ekipit suedez.
Në Twitter, Norrkopingu ka falënderuar popullin kosovar për mikpritjen, ndërsa futbollit kosovar i ka uruar suksese në të ardhmen në Evropë.
“Ne jemi shumë mirënjohës për mikpritjen e përzemërt të Kosovës dhe të gjithë popullit. Ju urojmë të gjitha të mirat për të ardhmen”, thuhet në këtë postim të klubit suedez.
We are very thankful for the heartfelt hospitality of Kosovo and all the people. We wish you all the best for the future ?? ?? #ifknkpg
— IFK Norrköping (@ifknorrkoping) July 7, 2017