Ndryshe nga edicioni 2016/17 i Ligës Ballkanike, ku katër prej 12 skuadrave pjesëmarrëse ishin nga Superliga e Kosovës, në edicionin 2017/18 pritet të luajë vetëm një.
Bashkimi i Prizrenit është në bisedime me drejtuesit e kësaj lige rajonale, në të cilën është paraqitur në dy edicionet e fundit, shkruan sot Koha Ditore. Në edicionin e fundit, pos Bashkimit, pjesë e BIBL-it ishin edhe Sigal Prishtina, Peja e Trepça që nuk kanë shprehur interesim për të qenë pjesë e kësaj lige.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrishtina për shkak të orientimit drejt garave më të forta, kurse Peja e Trepça për shkak të krizës.
Aktualisht, vetëm Sigal Prishtina është e konfirmuar si skuadër që do të përfaqësojë Kosovën në garat evropiane. Ajo është përfshirë në shortin e Ligës së Kampionëve dhe e ka marrë seriozisht këtë garë, duke nisur qysh tash me përforcime....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.