Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futsall, Liburni mëson kundërshtarët në UEFA Futsal Cup

Ekipi kampion i Kosovës në futsall, Liburni nga Gjakova, ka mësuar kundërshtarët për raundin preliminar të UEFA Futsal Cup për edicionin 2017/18.

Shorti për këtë raund preliminar është tërhequr të enjten në Nyon të Zvicrës dhe Liburni do të jetë pjesë e Grupit B, ku do të përballet me ekipet Titograd (Mali i Zi), Vytis (Lituania) dhe Differdange (Luksemburg), shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra nga Luksemburgu është nikoqire e këtyre ndeshjeve të Grupit B, që do të zhvillohen në fund të muajit gusht. Saktësisht, ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej datës 22 deri më 27 gusht dhe vetëm fituesi i grupit do të vazhdojë garat në raundin tjetër.

"Nga gjithsej tetë grupe me nga katër ekipe ku marrin pjesë kampionët e shteteve të Evropës në futsall, Liburni do të bëjë pjesë në grupin B, ku marrin pjesë edhe KMF Titograd nga Mali i Zi, FK Vytis nga Lituania dhe ekipi Differdanga 03 nga Luksemburgu, shtet në të cilin do të zhvillohen garat e këtij grupi", thuhet ndër të tjera në postimin e ekipit nga Gjakova në rrjetin social Facebook.

Kampioni i Kosovës, po ashtu, ka njoftuar se kishte aplikuar që ndeshjet e këtij grupi të zhvillohen në Gjakovë, por kërkesa është refuzuar nga UEFA, për arsye që nuk janë zbuluar....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.