Fatos Hoxha, sekretar i klubit të futbollit Prishtina, ka thënë se futbolli kosovar mbetet larg prapa nivelit të futbollit evropian.
Pas eliminimit nga Norrkopingu në raundin e parë kualifikues të Ligës së Evropës me rezultat të përgjithshëm 6 me 0, Hoxha në Interaktiv të KTV-së ka thënë se klubet kosovare duhet të punojnë shumë për t'iu afruar klubeve evropiane.
“Dalëngadalë jemi duke u përmirësuar, por jemi mbrapa. Duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të gjitha klubet në bashkëpunim me federatën duhet të punojmë shumë që të arrijmë së pari nivelet e Ballkanit e më pas të synojmë edhe nivele më të mëdha”, ka thënë ai.
Hoxha ka shtuar se pret që deri kah fundi i shtatorit të përfundojnë punimet në stadiumin e Prishtinës.