Trajneri i Norrkoping, Jens Gustafsson, ka thënë së është i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij kundër Prishtinës, 0-1, derisa ka lavdëruar ekipin kosovar për paraqitjen e sotme.
Ai ka thënë se ekipi i tij gjithmonë jep maksimumin, dhe atë e ka bërë edhe sot në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
“Ne çdo herë japim maksimumin 100 për qind. Kësaj radhe kemi pasur rezultat të mirë dhe kemi pasur lojtarë që i kemi shfrytëzuar më ndryshe, sepse pas tri ditëve kemi lojën tjetër”, ka thënë Gustafsson, transmeton kp.
Ai ka lavdëruar skuadrën e Prishtinës, veçmas për ndeshjen e sotme.
“Ka qenë një lojë ndryshe nga ajo e kaluar, kanë treguar lojë cilësore dhe kanë qenë shumë më të përgatitur”, tha ai.
Norrkopingu vazhdon në Ligën e Evropës pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm 6-0.