Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija janë tri skuadrat që vazhdojnë ëndrrën shqiptare në futbollin evropian.
Kampioni shqiptar, Kukësi, është kualifikuar direkt për në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve, ndërsa Skënderbeu dhe Shkëndija kanë fituar në raundin e parë të Ligës së Evropës për të vazhduar tutje.
Shkëndija mposhti Dacia Chisinau e Moldavisë me rezultat të përgjithshëm 7 me 0, ndërsa Skënderbeu mposhti Sant Julian e Andorrës 6 me 0.
Nga shtatë skuadra shqiptare që morën pjesë në garat evropiane sivjet – shifër rekorde sa i përket futbollit shqiptar - katër janë eliminuar.
Trepça ’89 u mposht me rezultat të përgjithshëm 6 me 2 nga Vikinguri, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Tirana, Prishtina e Partizani pësuan në Ligën e Evropës.
Tirana u eliminua me rezultat të përgjithshëm 5 me 0 nga Maccabi Tel Avivi, Prishtina u mposht 6 me 0 nga Norrkopingu e Partizani 4 me 1 nga Botev Plovdiv.
Në total i bie që skuadrat shqiptare shënuan 16 gola, ndërsa pësuan 21.