Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kasparovi pas 12 vjetëve i rikthehet shahut

Legjenda e skakierës Garry Kasparov përmes faqes së tij zyrtare në “Twitter” ka deklaruar sot se do të rikthehet të luajë shah, duke marrë pjesë në turneun “Rapid & Blitz”, që zhvillohet në Saint Luis të Amerikës, muajin e ardhshëm, transmeton Koha.

Kasparov, 54 vjeç, nuk ka zhvilluar një ndeshje zyrtare shahu prej 12 vitesh, kur vendosi të tërhiqej nga sporti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rusi është shprehur i emocionuar nga ideja që do të rikthehet sërish aktiv dhe se do të luajë një ndeshje zyrtare, pas 12 vitesh, kur është marrë më së shumti me politikë, si opozitar i regjimit të Vladimir Putin.

Kasparov do të marrë pjesë në këtë turne falë një ftese të organziatorëve, që kanë frikë nga rënia e shkueshëmrisë dhe interest për shkak së mungojnë personazhet “vip” të këtij sporti. Por prania e Kasparov do të thotë pjesëmarrje e sigurt e fansave, pasi ai është një ikonë e sportit të shahut, një nga mjeshtrat e padiskutueshëm të skakierës. “Shpresoj të mos kem harruar se si lëvizen gurët, përndryshe do të tërhiqem sërish“, tha duke qeshur Kasparov.