Sport

Costa këtë javë drejt Atleticos

Descriptive Text

Atletico Madridi pritet që gjatë kësaj jave të bëjë ofertë për sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

Edhe pse Costa ishte sulmuesi më efikas i Chelseat sezonin e shkuar, ai nuk është në planet e Antonio Contes për sezonin e radhës.

Costa dëshiron rikthimin tek Atletico, edhe pse nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në janar për shkak të dënimit për mostransfere të skuadrës spanjolle. Një opsion është që Atletico të transferojë futbollistin dhe ta huazojë në Kinë deri në fund të vitit. Afati kalimtar në Kinë mbyllet më 14 korrik, raporton SkySports.

Tianjin Quanjian kishte pranuar të paguante deri në 76 milionë funte për Costan, por Atletico beson se mund ta transferojë për gjysmën e kësaj shume.

Atletico shiti Costan tre vjet më parë për 32 milionë funte.