Jens Gustafsson trajner i Norrkopingut, në konferencën e mbajtur një ditë para takimit me Prishtinën, ka thënë do të hynë në fushë për të fituar, pavarësisht rezultatit që kanë nga takimi i parë.
Norrkopingu në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës kishte fituar me rezultat bindës 5 me 0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Jemi të vetëdijshëm për rezultatin që është në favor tonin, por megjithatë ne do të hymë sikur rezultati është 0:0 dhe synojmë fitoren këtu. Pra do të ketë lojë dhe aksione shumë të mira”, tha Gustafsson, transmeton KP.
Ai ka falënderuar për mikpritjen dhe gjithçka tjetër në Kosovë, për çka u shpreh se vërtetë janë të befasuar për të mirë dhe njoftoi se është diçka që nuk e kanë pritur.
Takimi kthyes zhvillohet nesër në Stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim prej orës 19:00.