Transferimi i ri i Arsenalit, Alexandre Lacazette, thotë se klubi i tij i ri luan futbollin më të mirë në Angli, dhe se ka qenë ëndrra e tij e kamotshme që t’i bashkohet klubit londinez.
“Topçinjtë” konfirmuan transferimin e Lacazettes të mërkurën, ndërsa në deklarimin e parë zyrtar ai ka thënë se përherë e ka shikuar Arsenalin, që nga koha e Thierry Henryt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sigurisht që jam shumë i lumtur dhe shumë krenar sepse Arsenali është klub legjendar. Gjatë fëmijërisë sime, falë Thierry Henryt dhe lojtarëve tjerë francezë, e kam ëndërruar të luaj këtu dhe sot më është realizuar ëndrra”, ka thënë ai për uebfaqen zyrtare të klubit.
“I dua klubet me histori. Po ashtu faktin se trajneri është këtu qe një kohë të gjatë tregon se sa stabil është ky klub. Po ashtu ka edhe disa futbollistë francezë këtu, që më ndihmojnë të rehatohem lehtë. Sipas mendimit tim, Arsenali është klubi që luan futbollin më të mirë në Angli dhe doja shumë që t’i bashkohesha”, ka shtuar ai.
Gjatë shtatë vjetëve sa ishte te Lyoni, Lacazette ka shënuar 129 gola në 275 ndeshje.