Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Blindohet” Rinasi, forca të shumta policore për sigurinë e ekipit izraelit

Forca të shumta të policisë janë angazhuar sot për sigurinë e ekipit të Maccabi Tel Aviv. Izraelitët kanë mbërritur në Tiranë për të luajtur me Tiranën, në eliminatorët e Europa League.

Burime të policisë thanë për Lapsi.al se një numër i konsiderueshëm i forcave të rendit do të jenë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për të ruajtur skuadrën mike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo është hera e dytë që policia shqiptare impenjohet me masa të tilla ndaj një ekipi izralit.

Vitin e kaluar, për shkak të një informacioni të shërbimeve inteligjente se një grup radikal po përgatiste një atentat ndaj kombëtares së Izraelit, ndeshja u spostua nga Shkodra në Elbasan dhe u shoqërua me masa të jashtëzakonshme sigurie.