Trajneri i Norrkoepingut, Jens Gustafsson, nuk është i sigurt nëse ekipi i tij do të shënojë shumë gola edhe në ndeshjen e dytë ndaj Prishtinës, por për një gjë tjetër është shumë i sigurt.
Gustafsson është i bindur se ekipi tij do ta fitojë edhe ndeshjen e dytë për t'u kualifikuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGustafsson në një bisedë për gazetën ka theksuar se edhe në ndeshjen e dytë që do të zhvillohet të enjten në stadiumin olimpik "Adem Jashari" në Mitrovicë, në fushë do të fus lojtarët më të mirë të mundshëm, me gjithë epërsinë 5:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Suedi. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.