Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trajneri i 89-shit: Përgjegjësia për humbje më takon mua

Zekirija Ramadani, trajneri i Trepçës ’89, thotë se përgjegjësia e plotë për humbjen nga Vikinguri i takon vetëm atij.

Kampioni i Kosovës u mposht 1 me 4 në shtëpi në ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm 2 me 6.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përgjegjësia më takon plotësisht mua. E kam thënë edhe para ndeshjes, se nëse nuk fitojmë, përgjegjësia më takon mua. Jam i gatshëm edhe të largohem nëse e kërkon kryesia. Lojtarët dhanë maksimumin. Ishte vendimi im për zëvendësime”, ka thënë ai.

Sipas Ramadanit, mungesa e përvojës ishte e meta kryesore e ekipit të tij.