Sport

Donnarumma arrin marrëveshje me Milanin

Gianluigi Donnarumma raportohet se ka arritur marrëveshje për kontratë të re me Milanin.

Sipas “SkySport Italia”, ai do të nënshkruajë shumë shpejtë kontratë pesëvjeçare me klubin.

18-vjeçari do të fitojë 6 milionë euro në vit dhe në kontratën e tij përfshihet klauzola prej 100 milionë eurosh, por nëse Milani nuk kualifikohet për Ligën e Kampionëve kjo klauzolë bie në 50 milionë euro.

Sky po ashtu raporton se Donnarumma ka refuzuar një ofertë nga PSG që kishte ofruar pagë 13 milionë euro në vit.