Antonio Conte raportohet se është pajtuar të kalojë tek Interi në fund të këtij sezoni, duke braktisur postin e menaxherit te Chelsea.
Sipas Tuttosport, kompania Suning që ka në pronësi Interin i ka ofruar një kontratë të majme trajnerit italian, i cili për katër vjet do të përfitojë 15 milionë euro në sezon.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoConte thuhet se është pajtuar me kalimin tek Interi pasi paga e tij është rritur për katër milionë euro për sezon.
Përfaqësuesit e Suning raportohet se janë në bisedime me pronarin e Chelseat, Roman Abramoviq për t’i dhënë fund kontratës së tanishme të Contes.