Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbolli, “mjeti” i vetëm që i bashkon etiopianët

Kujtimi më i dashur i Surafel Wodajos nga fëmijëria në Etiopi, është kur ulej në dyshemenë prej çimentos në dhomën e tij për të shikuar Zinedine Zidanen, një yll francez që luante futboll në Serie A, në televizionin bardhezi.

Armon Tenaw, i cili luan në një ekip me Wodajon në Seattle, nuk mund të saktësojë kohën se kur iu prezantua futbolli, shkruan “LA Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai insiston se gjithmonë ka qenë i përfshirë në futboll, pasi e mban në mend të ketë luajtur nëpër rrugë, në shkollë dhe në çdo vend tjetër. Kjo për shkak se futbolli në Etiopi nuk është vetëm sport i rëndomtë, por është sporti kryesor në kuptimin e plotë të fjalës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prej të dielës, Wodajo, Tenaw dhe më shumë se 30 mijë etiopianë të tjerë janë në një vend ku futbolli është mbret dhe po ashtu janë të rrethuar me kulturën e tyre.

Për shtatë ditë, “Renton Memorial Stadium” do të jetë parajsa e etiopianëve për muzikë, ushqim dhe vallëzim, duke iu falënderuar Federatës Sportive të Etiopisë që po organizon turneun e 34-t të futbollit në Amerikën e Veriut.

“Futbolli është mjeti i vetëm që bashkon të gjithë”, thotë Wodajo 27-vjeçar, që luan te ekipi Seattle Baro. “Megjithatë, për etiopianët është sport i shenjtë për shkak se të gjithë vijnë për të luajtur futboll dhe për të kujtuar kulturën që kanë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.