Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prej rezervistit të NBA-së në hero në Turqi

Basketbollisti amerikan Ekpe Udoh (208 cm) sa herë që e merr rrugën për të shkuar në stërvitje përballet me një situatë interesante.

30-vjeçarin para hyrjes në palestër e presin qindra tifozë të Fenerbahçes, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Thjesht, tifozët nuk duan ta lëshojnë këtë gjigant pa bërë një foto që ta kenë si kujtim, pasi Udoh është një idhull i vërtetë në Turqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tifozët janë shumë paqësor. “Ekpe, këtej”, ata i bëjnë thirrje derisa Ekpe nuk heziton për t'u kthyer dhe buzëqeshur për të gjithë. Rrugën që lojtarët e tjerë e përshkojnë për pak sekonda për t'u futur në palestër, Udoh e bën për dhjetë minuta.

“Ai nuk është vetëm një lojtar”, thotë tifozi Emre Elmas (29) kur pyetet për përkushtimin e madh që e ka ndaj Udoh. “Ai hulumton kulturën turke dhe e kupton shumë mirë popullin turk”.

Udoh, ish-qendra e skuadrave nga NBA, Golden State Warriors, Milwaukee Bucks e LA Clippers nuk është amerikani i parë që po luan në elitën e basketbollit të Turqisë. Po ashtu ai as nuk është lojtari i vetëm që luan aktualisht, por është njëri prej 131 bashkëkombësve të tij që kanë bërë karrierë në klubet turke gjatë edicionit të fundit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.