Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina shpreson të fitojë ndeshjen e dytë

Nënkampionia e Kosovës në futboll, Prishtina, ka humbur thellë, 5:0, ndeshjen e parë të raundit të parë eliminator të Ligës së Evropës.

Prishtina të enjten pësoi në udhëtim nga Norrkopeingu i Suedisë. Por nga humbja e thellë Prishtina synon të përfitojë në një mënyrë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trajneri i ekipi bardhekaltër, Arsim Thaç,i pranon se gjasat për t'u kualifikuar janë fare të vogla. Por, sipas tij, gjasat për fitore eventuale në ndeshjen e kthimit ekzistojnë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për të fituar ndeshjen e dytë ndaj Norrkopeingut, që dominoi plotësisht në Suedi, Thaçi pret edhe mbështetjen e shikuesve.

Ndeshjen kthyese të raundit të parë kualifikues për Ligën e Evropës kundër Norrkopeingut, Prishtina e zhvillon të enjten në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Për ndeshjen e kthimit trajneri Thaçi ka paralajmëruar se do të ketë ndryshime në formacion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.